Axhenda parlamentare/ Rama: Ngarkesë si asnjëherë më parë! Mund të rriten orët e punës dhe seancave, të përfshihen seanca të posaçme për negociatat

16 Janar, 17:51 | Përditesimi: 16 Janar, 17:51

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë dhe grupit parlamentar, kryeministri Rama tha se tani axhenda do të ndahet midis nevojave të përditshme të procesit të negociatave me BE dhe jetës parlamentare e politike.

Ai theksoi se ky vit do të ketë ngarkesë të jashtëzakonshëm në Kuvend për shkak të ligjeve që do të duhet të kalojnë filtrin për procesin e negociatave. Kjo mund të shtojë orët e punës, seancave të parlamentit dhe do të konsiderohen seancat e posaçme për procesin e negociatave.

I.M/Shqiptarja.com