Babai i dy vëllezërve që u ekzekutuan në Durrës: Servisin e bleva me kredi, shteti të kapë autorët

29 Prill 2020, 17:30

Kol Haxhia, babai i dy vëllezërve që u ekzekutuan me armë zjarri dy ditë më parë në Durrës shprehet se servisin që kishin te tregu i makinave në qytetin bregdetar e kanë ngritur me kredi, rreth 40 mijë euro që kanë marrë.