Babai shkoi të shpëtonte dy djemtë e mitur, si ndodhi tragjedia e rëndë në plazhin Vilë-Boshtovë

9 Korrik 2023, 16:45

Një tragjedi ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Vilë-Boshtovës. Gazetari i Report Tv Artur Korriku, nga vendi i ngjarjes ku ndodhi tragjedia tha se babai, Elvis Halilaj u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç dhe ka mbetur edhe vetë i mbytur. Mësohet se i pari që është mbytur ka qenë djali i vogël.