Babë e bir në Divjakë prodhojnë tapete bari, eksperienca e Ervis Allkanjarit: Është një biznes i rrallë, mjafton të kesh pasion dhe dëshirë

9 Maj 2021, 22:32

#reportTV #lajmeshqip #lajme Në fshatin Këmishtaj të Divjakës prodhohen tapete natyralë bari. Një biznes i veçantë ky që në vendin tonë që ka rezultuar i sukseseshëm. Investimi mbi qilimët e blertë, është historia e babë e bir nga Divjaka, të cilët prodhojnë tapete bari. Ishte pikërisht Gjysh Marku, i cili vendosi që së bashku me djalin e tij, Ervisin të investojë në Divjakë qilimin e blertë. Ervis Allkanjari prej vitesh ka hapur nje biznes familjar per prodhimin e tapetit natyral te barit. Eshte nder te paktet në shqiperi qe ofron tapet bari natyral. “Është një binznes i rrallë, i vështirë duket nga pamja e jashtme por mjafton pasioni dhe dëshira dhe nuk është e vështirë”, tha ai. Me teknologjinë e fundit të sjellë në Shqipëri Ervisit i janë dashur vite të tëra që të ketë suksesin e vrullshëm. “Këtu në Shqipëri nuk ishte futur akoma, bëheshin kopështet lulishtet mbilleshin direkt me farë ishte gjë e rrallë. Ai e pa andej dhe e hodhi si ide këtu. Si fillim ishte e vështirë mjetet eksperienca nuk ishte ajo e duhura. Me kalimin e kohës derisa dhe ne ia morëm dorën shtuam mjetet, morëm teknologjinë nga jashtë. Jemi mirë deri më sot” Ecuria e mirë e punëska bërë që kërkesat në treg për barin natyral të jenë të pa numërta, ndër to edhe Aeroporti i Kukësit. “Proceset e punës fillon duke punuar tokën nivelimi freza duhet një nivelim perfekt, ka shumë punë për të arritur këtë rezultat”, shtoi ai. Ndërsa ambicia e Ervis Allkanjari duket se nuk do të mbarojë duke kërkuar të zgjerojë biznesin e tij cdo ditë e më shumë