‘Balkan Bazar’ dhuron spektakël në Durrës, këngë shqiptare me ritmet e muzikës Rock

7 Gusht, 14:29

Një mbrëmje plot ritëm dhuroi të marten grupi “Balkan Bazar” për publikun durrsak dhe turistët e shumtë. Ata sollën një repertor të larmishëm, ku kombinoheshin këngë të njohura të muzikës shqiptare me ritmet e muzikës rock.