Balla dhe ministri izraelit Sa’ar homazhe te Memoriali i Holokaustit në Tiranë: Mirënjohje familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë

12 Tetor, 15:38 | Përditesimi: 12 Tetor, 15:39

Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar, zhvilluan sot homazhe pranë Memorialit të Holokaustit në Tiranë, në nderim të kujtimit të viktimave të Holokaustit.

Përmes këtij akti përkujtimor, Balla dhe Sa’ar nderuan kujtimin e miliona viktimave të Holokaustit, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të vlerave të humanizmit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Balla shprehu mirënjohje për të gjitha familjet shqiptare që, gjatë Luftës së Dytë Botërore, strehuan, mbrojtën dhe shpëtuan hebrenjtë nga përndjekja naziste.

E.H/Shqiptarja.com