Balla e Klosi takim me Begajn për datën e zgjedhjeve lokale 2027, opozita refuzoi në bllok ftesën e Presidentit

30 Tetor, 09:37 | Përditesimi: 30 Tetor, 09:37

Ftesa e Presidentit Begaj për konsultime me subjektet politike për datën e zgjedhjeve, u refuzua publikisht nga Partia Demokratike, e cila njëjtë si në zgjedhjet e shkuara, nuk do t’i përgjigjet pozitivisht Presidentit. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi e quajti nisjen e konsultimeve teatër. Edhe partitë e tjera të opozitës e kanë refuzuar ftesën.

A.Hl/Shqiptarja.com