Balla: Fitore e thellë në Fier dhe Lushnjë, PS merr mbi 60%! Do i marrim të gjitha bashkitë e qarkut

14 Maj 2023, 21:54

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla ka paralajmëruar një fitore të thellë me mbi 60% në Lushnjë dhe Fier.

“PS do jetë fituese në 6 bashkitë e qarkut Fier.  Falenderojmë të gjithë votuesit që na inkurajuan për të ecur përpara. Rezultati i Fierit dhe Lushnjës, është një rezultat që PS se ka pasur kurrë, kemi rezultat mbi 60%. Ka qenë një garë e vështirë për arsye që ju i keni transmetuar, ajo që dua të them është se ne do e lexojmë me vëmendjeje këtë rezultat.”- tha Balla.

  •