Balla ftesë Bardhit të ulen në tryezë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit: S’duhet të jetë avokat i PD-së e as figurë se spikatur e tyre

22 Qershor 2023, 12:06

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla i ka bërë thirrje kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi që të ulen në tryezë për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit. Balla tha se mendon se zgjedhja e Avokatit të Popullit mund të behët këtë sesion parlamentar. Sipas Ballës Avokati i Popullit nuk mund te jetë avokat i PD-së e as një figurë e spikatur brenda kësaj partie në 4 vitet e fundit.