Balla homazhe për ndarjen nga jeta të oficerit të Policisë, Naim Hyska: E papranueshme që pas 12 vitesh autori s’është vënë para drejtësisë

30 Gusht 2023, 17:06

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot homazhe për ndarjen nga jeta të ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë, Naim Hyska, i cili u qëllua për shkak të detyrës në 2011. Pas plagosjes ai nuk ka mundur të rikthehet në detyrë, për shkak të dëmtimeve të marra.

Balla ka deklaruar se është e papranueshme që edhe pas 12 viteve ende nuk është vendosur para drejtësisë autori i kësaj ngjarje, si dhe ka theksuar se nuk do të lejojë më që dosje si kjo, e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës.