Balla i kujton Berishës vrasjet e 21 janarit që përkon me vitin kur u miratua raporti i Dick Marty kundër UÇK: Vrave popullin opozitar pak ditë para se t’i bëhej dëm kombit shqiptar

16 Tetor, 11:39 | Përditesimi: 16 Tetor, 11:39

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit i kujtoi Berishës edhe vrasjet e 21 Janarit 2011. Sipas tij, nuk është rastësi që ngjarja ndodhi pak ditë para se të miratohej edhe rezoluta e turpshme dhe raporti i Dick Marty kundër UÇK-së. Ai hedh akuza ndaj Berishës duke thënë se vrau popullin opozitar me vrasjet në bulevard dhe më pas u miratua edhe raporti, që siç thotë Balla, u iniciua pikërisht nga një zyrtar i Dumës Ruse që kishte mbajtur një takim më herët me Berishën.

 

I.M/Shqiptarja.com