Balla në Kamëz: Zjarrfikësja nuk është vend për të bërë qoka kryebashkiakët, nga korriku rritje pagash edhe për zjarrfikësit

23 Maj, 10:24

Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi njësinë e shërbimit zjarrfikës (MZSH) në bashkinë Kamëz, për të parë nga afër gjendjen e mjeteve, infrastrukturën, pajisjet si dhe për t’i falënderuar për ndërhyrjen profesionale gjatë një aksidenti rrugor.