Balla nxjerr listën me firmat e deputetëve të PD që kanë mbështetur Endrit Shabanin, ironi me Nokën: I ka bindur Salianji

11 Dhjetor, 11:28 | Përditesimi: 11 Dhjetor, 11:28

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se sot në Kuvend do të votohet kandidati për postin e Avokatit të Popullit pavarësisht kundërshtisë së opozitës, të cilët kanë kërkuar rihapje të procesit. Balla ka treguar dhe listën e firmave të opozitës të hedhura për kandidatin Endrit Shabani. Balla ironizoi Falmur Nokën me një deklaratë të bërë nga ai në një emision, teksa nëpërmjet një mesazhi tha se ka qenë Ervin Salianji ai që u ka mbushur mendjen deputetëve të firmosnin për Endrit Shabanin.

I.M/Shqiptarja.com