Balla prezanton konkluzionet e ministerialit euro-ballkanik: Të mbrohemi nga sulmet kibernetike, duam financime nga BE

14 Shtator 2023, 20:08

Ministri Taulant Balla ka prezantuar konkluzionet e ministerialit euro-ballkanik të Ministrave të Brendshëm nga Bashkimi Evropian, duke e vendosur theksin tek sulmet kibernetike. 

Sipas Ballës, Ministrat e Brendshëm kanë rënë dakord për një bashkëpunim të bashkërenduar mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për mbrojtjen nga krimi organizuar dhe trafiku i narkotikëve, nën “ombrellën financiare” të BE-së.

Balla u shpreh se mbështetja financiare e BE-së është e nevojshme për fuqizimin e kapaciteteve për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, procesin e digjitalizimit, mbrojtjen e sigurisë së kufirit dhe emigracionit.