Balla takim me homologun Piantedosi në Romë: Eksperiencën italiane ta përdorim për menaxhimin e pronave të konfiskuara nga grupet kriminale

13 Shkurt, 15:17 | Përditesimi i fundit: 2024-02-13 15:17:12

Modeli i mirë-menaxhimit të pronave të konfiskuara me burim kriminal që po aplikon shteti italian, do të ndiqet edhe nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Kjo është dakordësuar gjatë takimit që u zhvillua sot në Romë, mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologut italian, Matteo Piantedosi.