Balla: Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor! Sondazhi i GPF nxorri zbuluar frikën e Bashës

26 Prill 2019, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2019-04-26 14:34:31

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh i vendosur se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje më 30 qershor 2019, ndërsa i bëri apel qytetarëve t'i drejtohen kutive të votimit, pasi mbarëvajtja e procesit do të jetë e garantuar. Paralajmërimit të opozitës joparlamentare për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve, Balla ju përgjigj duke cituar ligjin që parashikon deri në 8 vite burg. 

Ndërkohë, referuar aksionit të partive aleate të kaolicionit zgjedhor të opozitës, PD-LSI, për të kërkuar një tryezë dialogu me ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta me të gjitha forcat politike, Balla u përgjigj se mazhoranca vijon të jetë e hapur për diaolog përsakohë nuk shkelen parimet kushtetuese. Megjithatë ai theksoi se Basha kërkon pushtetin në tavolinë, ndërsa zbuloi edhe arsyen pse sipas tij po kërkohet me ngulm për të penguar zgjedhjet. Citoi sondazhin e publikuar në Report Tv, të institutit italian "GPF Inspiring Research".

"Respektimi i ligjit, i afateve janë detyrime të çdo aktori politik, dhe kjo nuk varet nga ne, por vetë drejtuesit e partive. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Arsyeja pse PD është jashtë parlamentit apo zgjedhjeve, nuk ka të bëjë me ne, por me faktin që Basha nuk dëshiron të marrë në zgjedhje se kërkon gjithmonë pushtet në tavolinë. Pushtet në tavolinë nuk ka në demokraci, ta fitojë pushtetin në një konkurrim të lirë.

Në sondazhin e televizionit Report Tv duket qartë që Basha nuk fiton në asnjë prej bashkive ku ne qeverisim, por përherë të parë PD humb edhe në shumë bashki që i ka qeverisur prej kohësh.