Bllokojnë rrugët 1 orë! Basha: Nuk do lejojmë votimin në asnjë qendër! Opozita nuk klonohet (VIDEO)

PD, LSI dhe aleatët që tashmë ndodhen jashtë parlamentit dhe kanë bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, nisën pasditen e kësaj të enjteje protestat antiqeveritare me bllokimin e 5 akseve kryesore rrugore që lidhin jugun dhe Veriun me kryeqytetin. Për një orë u bllokuan pikat kryesore në Elbasan tek rrethrrotullimi i Bradasheshit, në Fier tek rrethrrotullimi i Sheqit, tek Plepat në Durrës dhe tek ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, ndërsa ky aksion opozitar i quajtur mosbindje civile u shoqërua me revoltën e përdoruesve të rrugës, shoferëve të shumtë që mbetën të bllokuar. Revoltën e shprehën përmes ndezjes së tymueseve ndërsa pati edhe militantë të irrituar.

Në zonën e Doganës së Tiranës disa protestues i morën me forcë çelësin nga makina duke ja hedhur në rrugë, ndërkohë në Elbasan disa protestues i vunë flakën gomave. Protestuesit po ashtu i kanë vënë zjarrin edhe kantierit të ndërtimit në sheshin “Shqiponja”.

Kryetari i Partisë Demokratike zgjodhi Milotin krah simpatizantëve, dhe pas një orëve bllokimi të rrugës, dha edhe mesazhet politike. Basha shprehu edhe një herë vendosëmrinë për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, teksa artikuloi në mënyrë të drejtpërdrejtë se do të bllokohen të gjitha qendrat e votimit në mënyrë që qytetarët të mos votojnë. Ai tha se opozita nuk mund të klonohet nga përfaqësia e re në Kuvend. Ndërkohë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte në zonën e Plepave në Durrës, prej nga tha se kryeministri duhet të largohet sa është në kohë për t'i hapur rrugë një procesi të lirë zgjedhor. 

Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët si shenjë e mosbindjes civile, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë.

Edhe tani, një vit më pas, opozita vijon që të kërkojë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk u regjistruan në KQZ.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Pasojat/ Qytetarët i 'ikin' protestës me bagazhe në krah

Bllokimi i rrugës nga militantët e PD dhe LSI për rreth një orë në akset që lidhin Tiranën me disa qytete në veri në Jug të vendit ka sjellë bllokim të rrugëve dhe të qarkullimit të automjeteve.

Për pasojë qytetarët kanë mbetur të bllokuar pa pasur mundësi të lëvizin.

Një pjesë e tyre kanë zgjedhur  të përdorin rrugë alternative ndërsa një pjesë e tyre kanë zbritur nga automjetet me bagazhe në dorë duke zgjedhur të ecin në këmbë duke dhënë përshtypjen e emigrantëve refugjatë.

Ora 19:18
Pamjet me dron/ Ja sa protestues ishin sot në Fier

Në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, militantët e PD dhe LSI kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve për rreth një orë. Megjithë thirrjet e vazhdueshme të liderëve të opozitës për pjesëmarrje në protestë numri i tyre ka qenë i pakët.

Ora 19:06
Pas një ore mbyllet protesta e opozitës, vijon qarkullimi i automjeteve në këto 5 akse

Pas një ore, ka përfunduar protesta e opozitës, e cila mbajti të bllokuar pesë akse kryesore në vend. Pas përfundimit të saj ka vijuar qarkullimi i automjeteve normalisht në këto zona:

Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja
Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit
Fier, rrethrrotullimi Sheq
Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh
Milot, karburanti në autostradë

Ora 18:59
Miliantët e PD i vënë zjarrin kantierit të ndërtimit tek ish-Shqiponja

Protestuesit e opozitës të vendosur në zonën e ish-Doganës në Tiranë i kanë vënë flakën projektit të Unazës së Madhe të ekspozuar përgjatë kantierit të ndërtimit.

Ora 18:48
Basha: Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor! Nuk na klononi dot, ne jemi opozita

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu edhe një herë se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve dhe se nëse ato mbahen pa PD-në, LSI-në dhe aleatët, do të jenë farsë. Nga Miloti ku qëndroi krah simpatizantëve dhe mbështetësve, Basha tha se opozita nuk mund të klonohet me përfaqësinë e re në Kuvend, dhe se zgjedhjet sipas tij duhet të bëhen patjetër me PD-në dhe aleatët që sipas tij janë opozita e vërtetë. Zgjedhjet pa Edi Ramën kryeministër, janë kush i panegociueshëm, theksoi lideri demokrat.

"Këtë të enjte këtu në Milot falenderoj të gjithë protestuesit në të gjithë qytetet që nisin sot aktin e mosbindjes civile si dëshmi e forcës së pathyeshmë të popullit shqiptar për ta çaur deri në fund betejën që kemi nisur. Njësoj si shumë shqiptarë sot edhe vendi ynë ndodhet në një udhkryq ku e ka sjellë njeri më i korruptuar në historinë e pluralizmit. Arroganti i cili me bandën e tij brenda gjashtë viteve i vuri shkelmin ekonomisë dhe vrau shpresën duke detyruar 500 000 shqiptarë të braktisin vendin. Shumë prej jush kanë ardhur këtu në mbështetje të kauzës jetike për zgjedhje të lira sepse e dinë se pa zgjedhje të lira nuk mund të ketë dalje nga kjo krizë e skajshme. Vendime të padrejta si ai i taksës Rama e ka bërë karburantin më të shtrenjtin në Europë duke rënduar xhepin e çdo shqiptari duke i bërë të munduar jetesën rinisë shqiptare që kërkon punë të gjejë një vend pune me pagë dinjitoze. Vetëm një uzurpator që e ka lidhur fatin me kriminelë dhe oligarkë të mundësojë shkatërrimin e pronës me të njëjtën urrejtje si pushtuesit. Themeli i kësaj të keqe është rënia e demokracisë. kjo është esenca e betejës sonë. Pa zgjedhje të lira nuk do të hapen dyert e Europës.

Pa zgjedhje të lira do vijojë të vjedhë e të vrasë shqiptarët. Kështu nuk do të vazhdohet më. Vij para jush me mesazhin se PD dhe opozita është koalicioni më i madhe numerik dhe politik, që e do Shqipërinë të çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Fillimisht duhet të çlirojmë zgjedhjet. Rama e ka thyer çdo institucion në shërbëtorë të kriminelëve. Ora e Edi Ramës dhe 20 hajdutëve po mbaron. 10 javë më parë ne morëm vendimin historik për të qëndruar krah për krah me ju në shi dhe diell në një betejë për Shqipërinë dhe demokracinë. ME 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ato vetëm zgjedhje nuk janë. Opozita nuk klonohet dhe as nuk shpiket. Ka vetëm një opozitë dhe ajo jemi ne. nuk do ketë zgjedhje sepse ne jemi të vendosur të mos lejojmë nënën e papunësisë të vijojë misionin e tij. Ne do t'i shkojmë betejës deri në fund. Nuk od të lejojmë krim elektoral. Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do ketë më. Le ta dijë Edi Rama së në burg do shkojnë ata që cënojnë zgjedhjet, Damian Gjiknuri dhe Vangjush Dako të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet. Në asnjë qendër votimi nuk do të lejojmë që të përsëritet krimi elektoral. Ne nuk do të lejojmë më krimin elektoral, do të ludtojmë sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë për votën e lirë. Vetëm kështu do kthejmë normalitetin që shqiptarët ta zgjedhin vetë parlamentin që do i qeverisë. Ky është synimi jonë dhe i gjithë shqiptarëve që na bashkon në këtë shesh. Zgjedhjet e lira janë të lira vetëm kur Edi Rama mos të jetë më. Zgjedhjet me Edi Ramën janë farsë. Largimi i tij është kusht panegociueshëm. le ta dinë fare mirë se kjo e sotmja është vetëm fillimi i mosbindjes civile. Një orë e më parë zgjidhja politike do i hapë rrugë dhe zgjedhjeve të tjera. Ne jemi të gatshëm të shërbejmë për ta nxjerrë vendin nga kriza, për të bërë të mundur jo vetëm nxjerrjen nga varffëria dhe jetesën me dinjitet për shqiptarët në një Shqipëri të lirë. Asnjë hap pas nuk do të ketë. largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare. Krijimi i një qeverie tranzitore është shansi i fundit. Ky mesazh do të ushtojë nesër nga Shkodra diskriminimin urrejtjen që ka treguar njeriu më i urryer.

Nesër Shkodra do t'ja japë mezashin Edi Ramës. Ndaj vëllezër dhe motra le të jemi kështu bashkë ditë për ditë në këtë besëlidhje e cila është për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve pavarësisht prej prejardhjes krahinore që ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa. Me mirënjohje ju falenderoj. Ju siguroj se sicc jeni në krahun tim sot do jem në krahun tuaj në çdo minutë për një Shqipëri kokëlartë", tha Basha.

Ora 18:43
Protesta e opozitës, ja sa qytetarë dolën në rrugë për të bllokuar makinat
Ora 18:32
Protesta e opozitës/ Ish-Shqiponja dhe Plepat në tym

Militantët e PD dhe LSI në Durrës kanë vijuar bllokimin e aksit rrugor të Plepave në Durrës.

Ata kanë ndezur disa tymuese të cilat kanë përhapur në të gjithë zonë tym.

E njëta situatë ka vijuar edhe në kryeqytet, në zonën e ish- Doganës.

Ora 18:26
Elbasan/ Militanti me shishe birre në dorë i vë flakën gomave në sy të ish-deputetëve të PD

Militantët e PD ka vijuar protestën e tyre në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Ata kanë nisur fillimisht me disa tymuese dhe më pas i kanë vënë flakën disa gomave.

Një protestues i cili mban në dorë një shishe birrë ka shtyrë një nga gomat në flakë me këmbë.

Të pranisëhm në këtë situatë kanë qenë të pranishëm dhe dy ish-deputetë të PD, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa, i cili u bë i njohur pas sulmit me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama në Kuvend.

Ora 18:18
Militantët e PD vështirësojnë kalimin e autombulancave

Bllokimi i rrugës në rrethrrotullimin e Doganës ka ndaluar qarkullimin e automjeteve. Megjithë solidaritetin e tyre për të lënë të kalojnë autoambulancat radhët e trafikut kanë sjellë vështirësi për kalimin e tyre.

Ora 18:16
Kryemadhi nga Durrësi: Rama tërhiqu sa je në kohë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur nga Durrësi lidhur me protestën e cila zhvillohet ditën e sotme. Ajo tha se qytetarët janë ngritur kundër kryeministrit Rama i cili duhet të largohet sa është në kohë.

"Shqiptarët janë ngritur në protestë kundër një kryesministri që është i kapur nga krimi i organizuar. Kj protestë bëhet për t'i thënë Edi Ramës që je akoma në kohë për t'i dhënë mundësi shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Kryemadhi.

Ora 18:07
Miltanti i PD i merr çelësin drejtuesit të një automjeti, ndërhyn Fatmir Mediu (VIDEO)

Në zonën e ish-doganës së Tiranës është shënuar një incident ku një protesues i ka marrë çelësin e automjetit dhe e ka hedhur në zonën ku bëhen punime.

Kreu i PR ka ndërhyrë duke i dhënë çelësin shoferit i cili ka rënë pre e këtij incidenti, duke i kërkuar dhe ndjesë për situatën e krijuar.

Ora 17:54
Lulzim Basha mbërrin në Milot, bashkohet me militantet për të zënë rrugën

1556207673_basha2.jpg

Kreu demokrat Lulzim Basha ditën e sotme, e cila është paralajmëruar më herët për bllokimin e akseve kryesore në 5 qytete të ndryshme në vend, është bashkuar me protestues në Milot ku kanë bllokar aksin kryesor të qarkullimit.

Ora 17:51
Basha në Milot, ja ku do të jenë deputetët e tjerë të PD gjatë protestës

1556207475_bashanemilot.jpg

Ish-deputetët që do ndjekin bllokimin e rrugës në Tiranë do të jenë:
Dhurata Cupi
Astrit Veliaj
Fatbardha Kadiu
Genc Pollo
Valentina Duka
Klevis Balliu
Isuf Cela
 Aldo Bumci
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Grida Duma
 Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Halim Kosova
Gent Strazimri
Agron Shehaj

Në Durrës do të jenë;
Edi Paloka
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Florion Mima

Në Elbasan do të jenë;
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luçiano Boçi
Ervin Salianji
Hekuran Hoxhalli

Në Fier do të jenë;
Enkelejd Alibeaj
Nada Meçorapaj
Tritan Shehu

Në Milot do të jenë;

Lulzim Basha
Flamur Noka
Lorenc Luka
Bardh Spahia
Izmira Ulqinaku
Romeo Gurakuqi
Xhemal Gjunkshi
Lindita Metaliaj
Andon Frrokaj

Ora 17:39
LSI 'ndan' punët e protestës, Kryemadhi stacionohet në Plepa

1556206949_protestazoguizi.jpg

Lëvizja e Socialiste për Integrim ka përcaktuar rendin e protestës së sotme duke bërë edhe një ndarje të disa prej përfaqësuesve të saj kryesorë në qytetet ku do të zhvillohet protesta.

Kryetarja Monika Kryemadhi, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari, ish-deputetët Nasip Naco dhe Nora Malaj do të jenë të rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.

Në Tirane, ne sheshin Shqiponja, Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Floida Kerpaci dhe Silva Caka.

Në Elbasan, Edmond Haxhinasto

Në Milot, Viktor Tushaj, Perparim Spahiu dhe Agron Cela

Në Fier, Kejdi Mehmetaj.

Ora 17:31
Kreu i PD në Shkodër 'legjitimon' qeverinë (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli ka folur sot lidhur me protestat që do të mbajë PD në akset kryesore të pesë qyteteve të vendit. Po teksa ka folur për dorëheqjen e Ramës ai e ka quajtur qeverinë ''jo ilegjitime''.

"Protestat e PD janë vendosur në disa akse kryesore. Sot në të njëjtën orë do të zhvillohen pesë protesta. Zgjedhje në vend nuk do ketë pa dorëheqjen e Ramës. PD nuk do t'i ndalojë protestat deri në dorëzimin dhe plotësimin e kërkesave që kërkon PD nga kjo qeveri jo ilegjitime", u shpreh Amuli.

Ora 17:30
Cilat janë akset rrugore që do të bllokohen nga protestuesit e opozitës

1556207107_Milot.jpg

Opozita do të protestojë sot në akset kryesore të vendit ku do të bllokojë për rreth një orë qarkullimin e automjeteve.

Pikat që do të bllokohen nga opozita
Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja
Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit
Fier, rrethrrotullimi Sheq
Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh
Milot, karburanti në autostradë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Atdheu mbi cdo gjë: 25/04/2019 23:28

    O Vëllezer Demokrat të PD dhe ju vëllezërit Socialist të PS, po nuk e kuptoni o vëllezër që këta po tallen me ne në këto 28 vite? Nuk e kuptoni o vëllezër se këta kështu na duan për të mbajtur karriget tyre si i mbajnë këto 28 vjet dhe riciklojnë vetveten? Të ngrihemi o vëllezër kundër cdo krahu se po na pijnë gjakun duke na përcarë si në kohën e Turqisë ca majtas e ca djathtas, hapni syt o vëllezër se këta fëmijët e tyre i dërgojnë në botë për studime sepse jua mban xhepi me paratë e grabitura nga xhepat e shqipëtarve të ndershëm,kurse fëmijët e popullit të thjeshtë nuk ju del për të ngrënë e për. Tu veshur si njerëz të shekullit të 21. Vëllezër hapni sytë nqs nuk doni që vuajtja juaj të zgjasë akoma dhe 99 vjet sepse si po duket gjëndja në këto 30 vjet këta nuk u ngopkan nga gjaku i këtij populli.

    Përgjigju
  • Ilir: 25/04/2019 23:00

    Fajin e ka Edvini qe ka marre votat per te qeverisur dhe fut bishtin nen shale se i intereson qe populli te marre me inat opoziten. Patjeter qe ka gjetur keta deficientet dhe tall bythen dhe me ta dhe me popullin.

    Përgjigju
  • Fatmir: 25/04/2019 21:43

    Ore po si ka mundesi qe ky vend te degdiset e te merret peng nga keta Kaq te verber jane shqiptaret mos ta kuptojne se po flijohen per epshet e ketyre ? As ne afrike nuk gjen nje taktike te tille

    Përgjigju
  • Koli: 25/04/2019 21:01

    Si thoshte halla e Mato Grudes ? A pikaaaa....pikaaaa .

    Përgjigju
  • Popull pa parti: 25/04/2019 20:06

    500 mijë protestues sot bllokuan rrugët.. Hahahah O Legena që po bëheni gaz I botës, po gjeni o plehra një motiv të fortë se ka plot të meta RAMA për ta hequr, po ju jeni debila dhe mutër aq dini è aq bëni.

    Përgjigju
  • Bepi: 25/04/2019 19:17

    Ca Jan kta qe i vin mrapa

    Përgjigju
  • Kukesi: 25/04/2019 19:08

    Moni nuk rri dot pa pushtet jane mesuar te vjedhin si qift vendin e kane ne burg si Luli edhe Moni

    Përgjigju
  • Populli: 25/04/2019 18:55

    Kafshet ngelen kafshe megjithese kafshet Jane shume here me te mire se keta halabak

    Përgjigju
    • Qeni: 25/04/2019 20:03

      Mos më ofendo un e kam emrin qen jo Luli.

  • Populli: 25/04/2019 18:33

    Te arrestohen menjehere organizatoret e bllokimit te rrugeve c'faje Kane njerzit

    Përgjigju
  • Plumbin nga Vlora: 25/04/2019 18:33

    Pash nje nga keta protestues e Saliut qe qelloi me grusht njerin qe zbriti nga makina...mbase te del fytyra dhe emri kush je ti qe qellon tjetrin kot pa pune edhe harrem qumeshti nenes atij botit po ste nxorri syt pastaj...

    Përgjigju
  • Arberi: 25/04/2019 18:22

    Rama ik me 100 vete hahahaha Duhet ti sterilizoni kafshet e PD se kane filluar kafshojne.

    Përgjigju
  • ermal: 25/04/2019 18:15

    O zot sa protestues te pakten 9.5 miljon shqiptar te ndershem jan duke protestuar kunder qeveris se krimit. ne te gjith boten ska pas aq shum protestues. Edi rama duhet te shikoj shifrat e njervzve qe po protestojn e te mar vendimin ta ndaj karigen ne dysh dhe qysen e bythes ta ulin luli dhe gjysen tjeter monika.

    Përgjigju
  • emigrant: 25/04/2019 18:09

    mona futja nje xhiro nga ura e dajlanit se mos gjen ndonjerin andej 'se me liken nuk ke gje ne terezi

    Përgjigju
  • POPULLI: 25/04/2019 18:07

    Ju lutemi shume mos harroni te merrni brisqe me vete se ju duhen o shpellar dhe kokepalare

    Përgjigju
  • Strazimiri: 25/04/2019 17:46

    Unë nuk vij në protest,,,jam me dhimje koke,,bona sherr me bracen e mkapi prej floksh ai horr

    Përgjigju
  • Roni: 25/04/2019 16:43

    Mos ju bashkoni kafsheve te egra se jane te terbuara per pushtet.Funderrinat e shekullit na lane 100 vjet mbrapa.

    Përgjigju
  • Robi: 25/04/2019 15:58

    Lajmerohen qytetaret mos te afrohen prane protestuesve naziskineve te Mamurasit sot ne darke se ne mes tyre ndodhet dhe dhembcakallja e leshitlikes dhe mund tju kafshoje

    Përgjigju
  • Kosovari: 25/04/2019 09:12

    Pasi opozita eshte e bindur se, nuk ka asnje mundesi as teorike e as praktike, te fitoje ne zgjedhje,gjen njeqind e nje "arsye",te mos merr pjese ne zgjedhje,Andaj,ka zgjedhur menyren e protestes se pakuptimet me sllogan"Kekojme zgjedhje" e per zgjedhje kekrojme "privilegj' te na h eqni rivalet politik,qe te fitojme-na dhuroni fitoren.Kjo eshte forma dhe permbajtja e protestave qe kur e kur te opozites dhe e protestes se sotme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë