‘Ballkani i Hapur’, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Vuçiç po luan me dy standarde, do të krijoj projektin e ‘botës serbe’

23 Tetor 2021, 12:32

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në parlamentin serb të Luginës së Preshevës thotë se për Ballkanin e Hapur, Serbia po luan me dy standarde, një ku Aleksandër Vuçiç tregohet paqedashës dhe nga ana tjetër përmes eksponentëve të tij nis projektin e ‘botës serbe’.

Kamberi tha se Serbia në rajon po luan rolin e destabilizuesit të Ballkanit Perëndimor dhe rrezikshëm po cenon paqen. Më tej deputeti shqiptar tha se ato kanë kërkuar që në axhendën e Shqipërisë dhe Kosovës të jetë edhe Lugina e Preshevës. Sipas tij është paradoksale të kesh një miqësi mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe kjo miqësi mos të reflektohet në të drejtat e shqiptarëve.