Ballsh, digjet magazina e braktisur, brenda saj një depozitë solari, rrezik për shpërthim! Evakuohen 3 banesa

18 Gusht, 22:16

Vijojnë flakët në magazinën pranë ish- uzinës së përpunimit të naftës. Burime nga vendngjarja pohuan se brenda saj mund të ketë pasur depozitë solari. Raportohet se janë evakuuar banorët e tre banesave, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.