Balluku: Bllokimi i punës në Rinas është e nxitur politikisht! Njerëz brenda tyre janë të lidhur me fushatën e kanë lidhje politike dhe janë denoncuar në prokurori

7 Prill 2021, 17:53 | Përditesimi i fundit: 2021-04-07 18:35:17

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv, tha se pas kësaj greve në shkelje të plotë me ligjin qëndron politika dhe disa njerëz brenda kontrollorëve të trafikut ajror që janë të lidhur me fushatën  dhe se janë denoncuar në prokurori.

Kjo është një grevë e jashtëligjshme pasi pamundësia për të punuar nuk u ndodh të gjithëve në të njëjtën orë, janë munduar të mos shkelin ligjin, por ai është shkelur me të dyja këmbët. Dhe kjo është patjetër politike, pasi kemi dëgjuar që mbrëmë në darkë mallkimet dhe sharjet e Berishës se si duhet të paguheshin njerëzit dhe pse duhej të mbyllej Rinasi. Ju keni bwrw tendera dhe nuk keni dhënë rrogat, të dashur qytetar ata paguhen edhe në kohë pandemie me mbi 2000 dollarë dhe fondet për të bërë tendera nuk ka pasur. Politika patjetër që është pasi kemi informacion të saktë për elementë që kryejnë  funksion në këtë fushatë dhe ne i kemi dërguar në prokurori, janë njerëz që janë të lidhur në këtë moment me politikën dhe po ndikojnë në jetën e të gjithë shqiptarëve.