Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Drejtësia është e pavarur! Ironizon opozitën: Duan të bëjnë prokurorin rrugëve, pastaj mbeten kashtë e…

19 Nëntor, 12:31 | Përditesimi: 19 Nëntor, 12:31

Kryeministri Edi Rama, teksa u ndal te Tuneli i Llogarasë, duket se bëri edhe një koment indirekt për marrjen si të pandehur të Belinda Ballukut nga SPAK, teksa tha se drejtësia është e pavarur. Opozitën e ironizoi duke thënë se duan të bëjnë prokurorin rrugëve, por në fakt kanë mbetur "kashtë e k*qe" sikurse të hënën, duke iu referuar Foltores para kryeministrisë, që pati shumë pak mbështetës.  

“Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve, ndërkohë rrini fort ligjit andej. Ndërkohë natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë mbeten kashtë e k*qe sic më thanë se kishit mbetur para dy netësh. E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë.", tha Rama.

Më pas u ndal te akuzat për fondet e IPARD-it, teksa tha se keqadministrim ka pasur edhe në vende të tjera, por shtoi se do të korrigjojnë gabimet e bëra. 

 

r.k./Shqiptarja.com