‘Balluku’, Kapri pyet Hoxhën: Boll me petkun e ambasadorit! A do e mbroni sërish? Ministri: Në Bruksel s’flitet për emra të përveçëm për asnjë proces hetimor

4 Qershor, 15:44 | Përditesimi: 4 Qershor, 15:44

Në interpelancën me Ferit Hoxhën, deputeti Erald Kapri i kërkoi të mbante qëndrim si ministër dhe mos të fliste si ambasador. Konkretisht, Kapri pyeti nëse do të mbrohet sërish imuniteti i Belinda Ballukut nëse kërkohet sërish heqja e imunitetit të saj pas akuzave të reja nga SPAK, duke i shtuar pyetjet për protestën për Zvërnecin dhe afatin se kur do të shfuqizohet ligji për investimet strategjike.

A.M/Shqiptarja.com