Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku e cila ëhstë thirru në interpelancë nga deputeti i PD Ferdinan Xhaferri për Portin e Durrësit tha se në të do të investojë " Emaar Group" njësoj si ka bërë në Malin e Zi. Ajo ka ironizuar edhe Xhaferrin në lidhje me deklaratën e tij të dikurshme "se do të përmirësojë cilësinë e diellit"
"Kur Mohamed Alabbar investon në Malin e ZI ne e kemi xhelozi, kur vjen të investojë të ne kemi akuza pafund. Rivalitizimi i porteve dhe moleve ekzistuese është gur themeli për zhvillimin detare dhe do të ndërtohet vizioni që do të ndërlidh funksionet e ekonomisë dhe turizmit. Janë parashikuar ndërhyrje të thella në Porto Romano pikërisht për këtë zhvillim. Ata që për ju kanë qenë mollë të ndaluar, ne kemi bërë garë ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë 14 kompania për projektin e Porto Romanon. Kur keni sensibilitetin për ambientin dhe diellin, atëherë duhet të kishit parë në Durrës ndotjen e ndodhur deri më sot në ambient", tha Balluku.