Balluku takim në zyrën e Ramës pasi u pezullua nga detyra, Shehaj para Kryeministrisë: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 18:02 | Përditesimi: 20 Nëntor, 18:02

Partia Mundësia zhvilloi një protestë para Kryeministrisë, aty ku zv.kryeministrja Balluku prej orësh po zhvillon takim me Ramën, ndërsa iu është bashkuar edhe Manja. Në një deklaratë pas protestës simbolike, kreu i Partisë Mundësia tha se Shqipëria ndodhet në një moment historik. Shehaj tha se Balluku e Rama menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë.

 

I.M/Shqiptarja.com