Bamir Topi komentoi rihapjen e hetimeve për 21 janarin nga Prokuroria e Posaçme, duke e cilësuar si një ekskluzivitet të drejtësië tashmë dhe nuk mund të flitet politikisht.
'21 janari është ezauruar. Po të më pyesësh tani nuk do them ndonjë gjë të re, nga pikëpamja juridike kemi dy zhvillime. Një vendim të Strasburgut për atë vepër penale. Kemi rikonfirmim të gjykatës së Lartë për t’ja hequr Prokurorisë së Tiranës dhe për tja kaluar SPAK. Jemi në terrenin juridik, ekskluzivitet i tyre që do ta administrojnë nëse ka prova të reja. Ka dy elementë. Njëri është vrasja dhe elementi i dytë tentativa për të fshehur prova. Brenda kësaj është dhe shpërdorimi i detyrës. Parimi është kur ka ekskluzivitet fjalën e kanë ata dhe askush tjetër.
Është një çështje që do e konsideroja shkencore ta hetosh. Shkenca e hetimi do durim, profesionalizëm dhe legjitimim. Shpresojmë të ketë hetim superprofesional. Nuk shprehem mbi bazë paragjykimesh.'