‘Banda’ e britanikëve të Haxhisë u miqësua me Nikulajn! Viktima u pagoi drekën, britanikët luajtën me fëmijët e tij

2 Maj 2023, 17:33

Britanikët e kamufluar si turistë në hotelin e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua nga portugezi i grupit me të huaj të Edmond Haxhisë, kanë përdorur të gjitha kartat për të pasur kontakt të drejtpërdrejt me të. Biznesmeni u ka paguar drekat, ndërsa në shumë momente, britanikët janë filmuar teksa luajnë me fëmijët e Nikulajt.