Banesa iu shkrumbua, të moshuarit e djali i sëmurë nga Memaliaj pa strehë! Nënë Refija: U dogjën paratë që kishim mbledhur për funeral

22 Shkurt 2023, 12:11

Në moshë të thyer e me një djalë të sëmurë, familja Hoxha nga Memaliaj ka mbetur e pastrehë që prej datës 11 shkurt. Bashkë me shtëpinë, atyre iu dogjën edhe paratë që kisin ruajtur për funeralin e tyre. Refije e Hyso Hoxha u bëjnë thirrje shqiptarëve dhe bashkisë për ndihmë.