Banesat iu shkatërruan nga rrëshqitja e dherave, banorët e Blinishtit të Mirditës protestë para kryeministrisë: 5 vjet pa dëmshpërblim, qiranë e paguajmë vetë

6 Shtator 2023, 16:30

Shtatë familje nga fshati Blinisht i Mirditës protestuan përpara kryeministrisë, pasi nuk janë dëmshpërblyer ende për banesat e shembura nga erozioni i tokës. Ata kërkojnë kompensim, përndryshe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave