Banka e Shqipërisë: Ekonomia po ringrihet, të vijojnë masat mbështetëse! Rikuperimi total, pas mbylljes së pandemisë

12 Maj 2021, 16:22

Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia e vendit po rikuperohet më shpejt nga sa u parashikua në fillim. Në raportin e politikës monetare ekspertët kanë sugjeruar që masat lehtësuese të vijojnë pasi edhe pse ka përmirësim, përsëri vijimi i pandemisë është rrezik për ekonominë.