Banka e Shqipërisë është e pranishme sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për të dhënë opinionin e saj për projekt-buxhetin e vitit 2025. Zëvendës-guvernatorja Luljeta Minxhozi u shpreh në komision se Banka kërkon një rishikim të skemës së pensioneve, pasi përbën rrezik për financat publike për shkak se popullsia po plaket dhe ka emigruar fuqia punëtore.
'Kërkojmë rishikim të skemës së pensioneve, përbën rrezik për financat publike. Skema e pensioneve po sfidohet fort nga ndryshimet demografike, plakja e popullsisë dhe emigrimi i krahut të punës. Mbështesim qeverinë në një skemë të re në përputhje me skemat e BE-se. Skemën e pensioneve duhet t'a rishikojmë sepse bëhet rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike.'
Po për skemën e pensioneve drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli theksoi se fillimisht duhet të analizohet informaliteti pasi është në parametra të larta.