Banka e Shqipërisë, skemë të re kredish për bizneset! ‘Të vegjlit’ e marrin me 3.5%! Deri në 250 mijë euro, vetëm për investime

20 Janar, 16:59

Fuqizimi i bizneseve të vogla e të mesme, rritja e punësimit dhe e prodhimit, janë synimet kryesore që Banka e Shqipërisë thotë se do të arrihen me skemën e re të kredive të buta për këto sipërmarrje. Në programin e miratuar thuhet se këto biznese do të marrin deri në 250 mijë euro kredi me interes jo më të lartë se 3.5%.