Banka e Shqipërisë s'ndryshon normën bazë të interesit për kreditë! Sejko: Ekonomia do vijojë të rritet! Nuk mund të ndërhyjmë në kursin e këmbimit

3 Maj 2023, 18:03

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pas mbledhjes së mbajtur nga Këshilli Mbikëqyrës i institucionit ka bërë me dije se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe se inflacioni do shënojë rënie të vazhdueshme në vijim. Ndërsa theksoi se norma bazë e interesit për kreditë do vijojë të jetë e njëjtë, 3%.