Banka e Shqipërisë: Vendi mund të përballet me valë inflacioni! Shkak konfliktet rajonale dhe mungesa e punëtorëve

15 Shkurt, 17:36

Vendi mund të përballet me një tjetër valë inflacioni, për shkak të konflikteve rajonale, pasigurisë në çmimin e naftës e karburantit si dhe prej mungesës së punonjësve. Ky është vlerësimi i bërë së fundmi nga Banka e Shqipërisë, e cila parashikon që inflacioni të zbresë në 3% këtë vit, dhe se në rast nevoje do rrisin normën bazë të interesit.