Bankat lehtësojnë kushtet e dhënies së kredisë, bizneset po marrin hua për likuiditet e investime

21 Korrik 2021, 16:17

Bankat e nivelit të dytë në vend kanë lehtësuar kushtet për të dhënë kredi për bizneset që duan të investojnë. Sipas Bankës së Shqipërisë për herë të parë pas 15 muajsh, kërkesat e bankave për klientët janë reduktuar. Ndërkohë bizneset kanë rritur kërkesat për kredi për shkak të pasojave që u ka shkaktuar pandemia.