Bankat stepen nga kriza, më shumë refuzime kredidhënieje! BSH: Standardet e kredisë shtrëngohen për bizneset

14 Gusht 2022, 18:11

Bankat kanë nisur të mbrohen përballë krizës së çmimeve, që mund të ulë fuqinë paguese të kredimarrësve. Në tremujorin e dytë të vitit Banka e Shqipërisë thotë se bankat shtrënguan standardet e kreditimit, janë më pak tolerante ndaj klientëve si dhe kanë rritur numrin e refuzimeve për dhënie kredie.