'Bankers' mbështet Roskovecin në projekte kyçe infrastrukturore! Pastrohen kanalet kulluese, zgjerohen rrugët e Marinzës

31 Tetor, 17:55

Bankers po ofron mbështetje në Bashkinë e Roskovecit për ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, duke filluar nga pastrimi i kanaleve kulluese. Kjo iniciativë është thelbësore për drenazhin efikas dhe parandalimin e përmbytjeve në fshatrat Marinzë dhe Kuman. Kanalet e kullimit luajnë një rol kyç në menaxhimin e rrjedhës së ujit për rreth 150-200 hektarë tokë bujqësore, duke e bërë mirëmbajtjen e tij thelbësore për komunitetin bujqësor lokal.

    No videos found.