Bankers mundësi pune për studentët e Universitetit e Politeknik, CEO Huanqin Xiao: Të interesuar për pozicionin e inxhinierit e gjeologut

2 Qershor 2023, 16:55

Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, Bankers Petroleum ka ofruar pozicionet e saj vakante për gjithë të interesuarit në Panairin e Punës të zhvilluar pranë Universitetit Politeknik. Interesi më i lartë ishte nga studentët e inxhinierisë, por nuk munguan as kërkesat për operatorë pusesh e gjeologë.