Bankers Petroleum Albania 600 mijë $ për restaurimin dhe mobilimin e Urgjencës dhe spitalit Pediatrik në Fier

2 Dhjetor 2021, 17:44

Shëndetësia është sot një nga sektorët më problematikë në vend. Banorë të zonave rurale nuk kanë akses direkt në qendra shëndetësore të kualifikuara prandaj Bankers Petroleum Albania është angazhuar në investime në spitalet dhe qendrat shëndetësore të zonës.