Banorët e 2 fshatrave në Fier në protestë: Uji i ndotur po na kalb të mbjellat, na kanë ngordhur bagëtitë

11 Prill, 20:18

Dhjetëra banorë të fshatrave Povelcë dhe Darëzezë në Fier janë ngritur në protestë për ndotjen e ujit të kolektorit. Sipas tyre uji i ndotur nuk po dëmton vetëm të mbjellat, por po u ngordhin edhe bagëtitë nga konsumimi i tij. Fermerët thonë se këtë shqetësim e kanë ngritur prej 20 vitesh, nuk kanë marrë  zgjidhje.