TIRANË- “Mos na dëboni nga shtëpitë tona”, “Duam çmim tregu për shtëpitë tona”, me këto parrulla banorët e ‘5 majit’ dhe ata të ‘Paskuqanit’ u mblodhën sërish në protestë përpara Kryeministrisë. Ata i bëjnë thirrje për drejtësi dhe i kërkojnë kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiaku ErionVeliaj që t’u japin shtëpi të reja me të njëjtat metra katrorë që ata kanë.
“Ne nuk jemi njoftuar fare, kanë ardhur e kanë sjellë letrën për prishjen e objektit dhe na kanë nxjerrë nga procesi i legalizimit. Ku do strehohemi? E kemi futur, por na kanë nxjerrë nga procesi i legalizimit, nuk na i legalizojnë”, tha një banor i Paskuqanit.