Banorët e ‘5 majit’ pa përgjigje prej 1 viti, protestë para Bashkisë Tiranë: Na gënjyen, s'na dhanë shtëpitë e reja! Do bëjmë vetëgjyqësi! Nuk jetohet me 18 mijë lekë

19 Janar 2023, 10:47 | Përditesimi i fundit: 2023-01-19 15:11:50

Banorët e lagjes “5 maji” janë ngritur në protestë para Bashkisë së Tiranë pasi prej 1 viti nuk kanë asnjë shpjegim se çfarë po ndodh me banesat e tyre. Ata e marrin bonusin e qirasë por e cilësojnë të pamjaftueshëm në një kohë kur çmimet janë rritur ndërsa janë edhe të pastrehë.