Banorët e 8 fshatrave në Bulqizë pa rrugë, gropa të thella dhe baltë! Bashkia: S’kemi fonde për asfalt

9 Qershor, 16:25

Me qindra banorë të 8 fshatrave në Bulqizë lëvizin çdo ditë në një rrugë të amortizuar dhe me gropa që shpesh u rrezikon dhe jeten për shkak të terrenit malor. Në përgjigje të kërkesës së Report tv, Bashkia e Bulqizes deklaron se nuk ka fonde për asfaltim, por premton se brenda këtij muaji do mbushë gropat me çakull.