Banorët e dy fshatrave në Dimal si në Mesjetë: S'kemi rrugë, të sëmurët i çojmë në spital me gomar! Hesht kryebashkiakja Memaj

8 Maj, 15:41

Janë 350 familje të izoluara në fshatrat Allambras dhe Çetë të bashkisë së Dimalit. Prej vitesh nuk hidhet as çakul, ndaj rruga ka degraduar dhe sot është e pakalueshme per automjetet. Banorët bëjnë dy orë në këmbë për të marrë shërbimet elementare. Për mikrofonin e Report tv, ata thanë se kryetarja e bashkisë Dimal, Juliana Mema nuk ka bërë asnjë investim në zonë, edhe pse gjatë 3 mandateve ka premtuar disa herë se do të shtrojë rrugën.

    No videos found.