Banorët e Fierzës bllokojnë rrugën, radhë e gjatë mjetesh që presin të kalojnë

14 Gusht 2023, 09:24

Banorët e Fierzës janë ngritur në protestë pasi kërkojnë që të ndalet puna në gurore, si edhe të anulohet ndërtimi i një fabrike bitumi. Ata kanë bllokuar rrugën që të çon tek tragetet, duke shkaktuar trafik.

Një radhë e gjatë automjetesh po presin që të kalojnë, ndërsa banorët kanë bllokuar rrugën. Policia po bën negociata me protestuesit që të lirojnë rrugën.