Banorët e Fierzës në protestë: Ndalni punën në gurore dhe mos ndërtoni fabrikën e bitumit! Bllokojnë rrugën

14 Gusht 2023, 09:07 | Përditesimi i fundit: 2023-08-14 12:13:31

Banorët e njësisë Administrative Fierzë në Tropojë janë ngritur sërisht në protestë duke bllokuar edhe aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të kërkesave të banorëve që kanë ndaj institucioneve për të bllokuar punën në guroret dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.

Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte. Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët, por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.