Banorët e Fierzës në Tropojë protestë për guroren: Dëmton turizmin, na ndot ambientin

9 Gusht 2023, 10:37 | Përditesimi i fundit: 2023-08-09 12:16:57

Banorët e njësisë administrative Fierzë në Tropojë sot janë ngritur në protestë kundër shfrytëzimeve pa kriter të materialeve inerte në anës rrugës dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit, pranë ujësjellësit të kësaj njësie, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Sipas banorëve këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambientit e shkatërrim të habitatit natyrore të maleve.