Banorët e fshatit Luz në protestë për rrugën e shkatërruar: Këtu kalojnë kamionë, u rrezikohet jeta fëmijëve! ARRSH ta rregullojë përpara se të bëhet ndonjë katastrofë (VIDEO)

2 Shkurt, 16:16 | Përditesimi: 2 Shkurt, 16:16

Banorët e fshatit Luz kanë protestuar dhe sot për segmentin rrugor që lidh fshatin me autostradën Fushë-Krujë – Milot. Rruga përdoret nga mjete të tonazhit të rëndë dhe me kohën struktura është degraduar duke u kthyer në problem madhor. Banorët kërkojë ndërhyrje të menjëhershme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

I.M/Shqiptarja.com