Banorët e Grabjanit në Divjakë ngrihen në protestë: Nuk duam që plehrat e Lushnjës të derdhen në fshatin tonë

12 Korrik 2023, 14:16

Dhjetëra banorë të Grabjanit në Divjakë kanë protestuar kundër depozitimit të mbetjeve urbane në fshatin e tyre. Ata pretendojnë se bashkia e Lushnjes shkarkon plehra fshehurazi në mënyrë të paligjshme në një fushë të vogël, e destinuar vetëm për mbetjet e këtij fshati.