Banorët e Kaninës në protestë: Furnizohemi me ujë vetëm një herë në 4 ditë, e blejmë vetë me lek

19 Korrik 2023, 16:35

Në ditët përvëluese të korrikut, banorët e fshatit turistik të Kaninës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata protestuan sot kundër Bashkisë së Vlorës, teksa ankohen se furnizohen nga ujësjellësi vetëm një herë në 4 ditë.