Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës, kanë dalë në protestë pasditen e sotme duke bllokuar aksin Thumanë Kashar. Ata thonë se janë bllokuar hyrjet dhe daljet me Tiranën.
"Kanë vjedhur miliarda. Vënë traun këtu për ti dhënë Bashkim Ulës. Duan ti japin lekë një individi e penalizojnë krujën. Për një bashkim Ulë penalizohen 100 mijë banorë nga Kamza deri në Vlorë. Kaq shumë I duhet këtij Bashkim Ula? Nuk e kuptoj përse po e bëjnë" thonë banorët.
Një numër i madh i forcave të policisë ndodhen atje për të ndaluar që protestuesit të bllokonin rrugën dhe të lejojnë makinat të kalojnë. Madje në disa momente ka pasur dhe përplasje.